Një kontroll rutinor në një nga pikat kufitare të Kosovës ka çuar në ndalimin e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku zyrtarët policorë kanë realizuar arrestimin e një shtetasi kosovar të kërkuar nga autoritetet e huaja.
"më 8 korrik 2026, rreth orës 00:55, zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet tjera policore, kanë arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë shtetasin kosovar me inicialet S.U", thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Policia bëri të ditur se i arrestuari ishte në kërkim përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Belgjikës.
Me vendim të prokurorit kujdestar, personi i arrestuar është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të vazhdojnë sipas kompetencave përkatëse.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.