Me datën 26.02.2024 njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të shpejtë operative hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin 42-vjeçar me inicialet D.M., pasi janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku 10 raste të ‘’Vjedhjeve’’ dhe ‘’Vjedhjeve të rënda’’ të ndodhura në qytetin e Gjilanit.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.