Brian Walshe, një burrë nga Massachusetts e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar si i dyshuar për falsifikimin e veprave të artistit të mirënjohur Warhol si dhe për vrasjen e gruas së tij.
Shkas për arrestimin e tij u bë zhdukja e gruas së të dyshuarit, e cila nxiti atoritetet amerikane që të bëjnë një hetim më të thellë në këtë çështje, transmeton Klan Kosova.
Në vitin 2016, Walshe, me ndihmën e gruas së tij Ann, renditi dy piktura që ata pretendonin se ishin bërë nga Warhol si pjesë e serisë së tij "Hijet" e vitit 1979 në eBay për një çmim të kombinuar prej 100 mijë dollarësh.
Gruaja e Walshe, Ana, u shpall e zhdukur nga kompania e saj më 4 janar. Walshe u arrestua dhe u paraqit në gjykatë të hënën pasi hetuesit zbuluan se ai kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak.
Hetuesit gjetën gjak në bodrumin e familjes dhe një thikë të dëmtuar.
Ata zbuluan gjithashtu se Walshe shkoi në Home Depot, kështu duke shkelur masën e arrestit shtëpiak, për të blerë pajisje pastrimi me vlerë 450 dollarësh dhe kishte kërkuar në Google "si të asgjësohej trupi i një gruaje 115 paund".
Walshët kanë tre djem të vegjël.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.