Katër persona, përfshirë gjyshërit e Emile Soleil, janë arrestuar për zhdukjen dhe vdekjen e dy vjetarit në Alpet Franceze në korrik 2023.
Dy personat e tjerë të arrestuar nën dyshimin për vrasje vullnetare dhe fshehje të një kufome janë fëmijë të rritur të gjyshërve të Emile, thanë prokurorët në një deklaratë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Avokatja e gjyshërve, Isabelle Colombani, i tha AFP të martën në mëngjes se ajo nuk kishte asnjë koment, pasi "vetëm kishte dëgjuar" për zhvillimin.
Vitin e kaluar, disa nga kockat dhe rrobat e foshnjës u gjetën nga një alpinist pranë shtëpisë së gjyshërve të Emiles në Alpet Franceze, ku djali kishte humbur verën e kaluar
Në Francë kërkimi për Emile është pasqyruar gjerësisht nga mediat. Kur vogëlushi u zhduk, dhjetëra gazetarë u dyndën në Haut-Vernet, shpesh duke i kaluar në numër 25 banorët e fshatit të vogël alpin.
Pamja e fundit e Emilit ishte më 8 korrik 2023, kur dy fqinjë e panë atë duke ecur vetë në të vetmen rrugë të fshatit.
Eshtrat e Emile u gjetën disa ditë pasi policia thirri 17 persona - duke përfshirë anëtarë të familjes së Emile, fqinjët dhe dëshmitarët - për të rindërtuar momentet e fundit përpara se djali të zhdukej. Varrimi i vogëlushit u bë në shkurt të këtij viti.
Mediat franceze raportuan të martën se shtëpia e gjyshërve në rajonin e Provence po kontrollohej dhe se policia kishte sekuestruar një nga automjetet e tyre. / Klankosova.tv