Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të mbajë një konferencë për media, për të dhënë detaje lidhur me operacionin e arrestimit të pesë personave për krime lufte.
Kjo konferencë pritet të nisë nga ora 13:00, nga kjo përfaqësues të PSRK-së do të shpalosin informacione për operacionin “Reçaku II”.
Ndryshe, ky aksion është zhvilluar në orët e hershme të së dielës dhe është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Gjithashtu, Klankosova.tv ka publikuar më parë edhe pamjet nga ky operacion. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/rasti-recaku-ii-pamje-nga-aksioni-qe-coi-ne-arrestimin-e-pese-personave-per-krime-lufte-video11/
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.