Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar ndalimin e Arianit Sllamnikut për 48 orë për shkak se ka trajtuar fëmijët autikë me barna kafshësh.
Arrestimi i tij erdhi pasi institucionet shtetërore, të udhëhequra nga Policia e Kosovës, Inspektorati Shëndetësor i Kosovës, kanë bastisur “zyrën e konsultimeve” duke ia ndërprerë përkohësisht veprimtarinë.
Aksioni i institucioneve shtetërore erdhi pas hulumtimit të KIKS Kosovës i cili publikoi me detaje, duke përfshirë dhe protokollet me barna të kafshëve që Arianit Sllamniku po ua jepte fëmijëve autikë.
Sipas informacioneve që KIKS Kosova ka, rreth 70 fëmijë kanë marrë shërbime nga ky konspiracionist i cili nuk ka pas asnjëherë asnjë licencë mjekësore.
https://klankosova.tv/kontrollohen-pronat-e-arianit-sllamnikut-i-konfiskohen-arme-e-medikamente1/
Madje sipas biografisë së tij të vendosur në Wikipedia, ai ka të përfunduar fakultetin e Gjuhës Shqipe.
Hulumtimi i Kiksit zbuloi se të gjitha veprimet që bënte Sllamniku ishin në kundërshtim me protokollet botërore për trajtimin e fëmijëve autik të cilat i përdorë edhe QKUK-ja që, përveç të tjerash, theksojnë se fëmijët autikë trajtohen më shumë me terapi të sjelljes.
Veprimi i Sllamnikut, përveç se ishte i rrezikshëm për fëmijët, ndikonte edhe në psikologjinë e prindërve të cilët të mashtruar nga ai, largonin fëmijët nga qendrat nëpër të cilat po trajtoheshin sipas mjekësisë.
Kiks Kosova ka nisur këtë hulumtim dy muaj më parë duke ndjekur çdo hap deri në sigurimin e protokollit i cili vërteton se Sllamniku po u jep fëmijëve barna kafshësh. /Klankosova.tv