Skuadra Bashkimi është duke e zhvilluar një ndeshje basketbolli me Trepçën, në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës.
Edhe pse konsiderohen si kundërshtarë në këtë ndeshje, aty nuk ka munguar solidarizimi, njofton Klan Kosova.
Arpaxhikët e kanë shfaqur një baner ku solidarizohen me Mitrovicën.
“Plaga juaj është plagë e jona. Gjithmonë bashkë e jona Kosova”, shkruan në baner.
Kujtojmë se ky mesazh vjen për shkak të situatës së tensionuar në veri për shkak të zgjedhjeve që janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.