Sezoni fantastik i Liverpoolit është kurorëzuar me një tjetër arritje të madhe: Arne Slot është shpallur Trajneri i Vitit në Premier League, apo Trofeun "The Sir Alex Ferguson", nga Shoqata e Trajnerëve të Ligës (LMA).
Trajneri holandez, i cili pasoi legjendën Jurgen Klopp në stolin e “The Reds”, ka impresionuar që në sezonin e tij të parë, duke udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion dhe duke marrë lëvdata të shumta për vizionin taktik dhe udhëheqjen e tij.
Ky çmim e plotëson serinë e suksesit individual për Liverpoolin këtë sezon, pasi Mohamed Salah u shpall Lojtari i Vitit në Premier League, ndërsa Ryan Gravenberch mori çmimin për Lojtarin e Ri më të Mirë.
Suksesi i kësaj trioje është pasqyrë e formës së shkëlqyer dhe e së ardhmes premtuese të klubit nën drejtimin e Slot.
“I kam fituar disa trofe më parë, por ky është i pakrahasueshëm me asgjë tjetër”, u shpreh Slot gjatë festës me autobus të hapur në rrugët e Liverpoolit, pas fitimit të titullit.
Slot nuk ishte prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimit, pasi deshi të solidarizohej me të lënduarit nga incidenti i së hënës gjatë festës së titullit të Liverpoolit, kur një makinë hyri në turmë dhe la të lënduar mbi 50 persona. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.