Një tifoz ultra i Interit humbi jetën tragjikisht dhe lideri i ultrasve “Nerazzuri” u plagos në një incident të dhunshëm ku u përfshinë të shtëna dhe therje me thikë në Cernusco sul Naviglio, afër Milanit të mërkurën, sipas burimeve lokale, raporton “DailyRecord.co.uk”.
Udhëheqësi ultra i cili u qëllua dhe u plagos është identifikuar si Andrea Beretta, 49 vjeç, ndërsa tifozi që ai dyshohet se vrau me thikë ishte Antonio Bellocco, 39 vjeç.
Dy tifozët thuhet se ishin përfshirë në një mosmarrëveshje për një çështje të panjohur.
Ndërkaq, siç raporton “Football-italia.net”, lëvizja ultras e Interit ka mbetur e shtangur nga vrasja tronditëse e një prej figurave të tyre kryesore, me sa duket nga dora e një prej miqve dhe kolegëve të tij.
Ultras janë tifozët e linjës së ashpër që qëndrojnë në pjesën Curva Nord të San Siros dhe kanë shumë ndikim në klubin dhe lojtarët.
Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, në orët e para të mëngjesit të sotëm Andrea Beretta vrau Antonio Belloccon duke e prerë me thikë në fyt.
Dyshja kishin qenë miq dhe luajtën futboll të dy mbrëmë së bashku me disa tifozë të Milanit, por dalja në mbrëmje më vonë përfundoi në një përleshje vdekjeprurëse.
Raportohet se Bellocco e kishte qëlluar Berettan në këmbë nga një distancë e afërt kur ata ishin ulur brenda një makine, duke e shtyrë atë të përgjigjej me një goditje fatale me thikë në fyt.
Bellocco ishte 36 vjeç dhe kishte kaluar kohë në burg, duke pasur lidhje me krimin e organizuar Ndrangheta në Kalabri.
Beretta është një 49-vjeçar nga Milano i cili prej shumë vitesh është pjesë e Inter Curva Nord.
Nuk është hera e parë që ultrasit e Interit përfshihen në dhunë, pasi në vitin 2022 pati polemika kur grupi detyroi tifozët e rregullt të largoheshin nga vendet e tyre gjatë një ndeshjeje për t'i bërë “nderime” një prej drejtuesve të tyre i cili ishte qëlluar në një incident të lidhur me drogën.
Ky incident i fundit mund të nxisë hetime të mëtejshme të policisë për lidhjet kriminale brenda lëvizjes ultras, jo vetëm për Interin, por edhe për shumë klube të tjera italiane. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.