15.08.2016 · përditësuar para 3621 dite1 min lexim
Disa arkeologë të Universitetit të Varshavës, nga qendra e studimeve “Antiquity of Southeastern Europe Research Center”, mund të kenë zbuluar gërmadhat e pallatit të Mbretëreshës Teutë dhe të mbretit Ballai.
Gazeta britanike Daily Mail shkruan se këta arkeologë, kanë gjetur dy pallate në Mal të Zi që mendohet t’iu përkisnin fiseve ilire që në vitin 260 para lindjes së Krishtit, transmeton Klan Kosova.
Studiuesit e Universitetit të Varshavës, po e studiojnë këtë zonë të Malit të Zi që nga viti 2000.
Profesori Piotr Dyczek, që e ka udhëhequr ekipin e arkeologëve, ka thënë se strukturat e këtij pallati ngjajnë me ato të kohës së ilirëve dhe mund t’iu përkisnin mbretit Ballai e mbretëreshës Teuta.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.