Argjentina ka shënuar një fitore të thellë kundër Brazilit në ndeshjen e sontme të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Në stadiumin "Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti" në Buenos Aires, kampioni aktual botëror triumfoi 4-1 ndonëse mungonin Lionel Messi dhe Latuaro Martinez.
Kampionët aktualë të botës janë bërë hije e zezë për rivalin e tyre latin të cilin e kanë mposhtur në katër takimet e fundit, si dhe në finalen e Kupës së Amerikës më 2021.
Ata mbrëmë u bënë kombëtarja e parë që ia shënon katër gola Brazilit në një ndeshje kualifikuese.
Fitorja e mbrëmshme e Albicelestëve e thekson edhe njëherë dominimin e tyre ndaj Seleçaos në skenën e futbollit botëror.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.