Futbollisti Ardon Jashari, është zgjedhur lojtari i sezonit i “Jupiler Pro League” në Belgjikë.
Ky çmim atij iu nda sonte në Antwerpen, ku u mbajt ceremonia zyrtare.
Ai mori 10.77 për qind të votave nga lojtarët e klubeve elitare të futbollit belg.
Pas tij e la bashkëlojtarin, kapitenin Hans Vanaken.
Reprezentuesi i Zvicrës luajti 52 ndeshje për Club Brugge këtë edicion, duke shënuar katër gola.
22 vjeçari kontribuoi edhe me gjashtë asistime.
Mesfushori i Club Brugge po ashtu fitoi edhe çmimin e talentit të sezonit.
Ai me ekipin elitar të Belgjikës ka kontratë deri në vitin 2029.
Por, ndër shumë skuadrat e interesuara për ta transferuar, është edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germain.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.