Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari pësoi një lëndim serioz gjatë stërvitjes pas një përplasjeje me shokun e skuadrës Santiago Gimenez.
Jashari pas këtij dëmtimi serioz do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë, ku Milani ka njoftuar se Jashari ka pësuar një frakturë por nuk do të operohet, transmeton Klankosova.tv.
Mesfushori i marrë nga Club Brugge këtë verë, në transferimin më të shtrenjtë të Milanit për këtë merkato, do të ndjekë terapi konservative, që do ta mbajë jashtë fushës për të paktën dy muaj.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.