Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll sot do të zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së katërt.
Në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, Arbëria si vendas do të përballet me Feronikelin, njofton Klan Kosova.
Vendasit në këtë përballje hyjnë si lider, pasi kryesojnë renditjen tabelore me shtatë pikë.
Ndërsa Feronikeli do të kërkon këndellje pas dy rezultateve jo të mira që i ka regjistruar në dy xhirot e fundit.
Ndeshjen që fillon nga ora 15:00, do të mund ta shikoni drejtpërdrejt në Art Motion.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.