Lajmet e fundit

Jimmy Thelin, është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Abeerden në Skoci.
Për të ka folur futbollisti i Kosovës Arbër Zeneli, i cili kishte luajtur nën urdhrat e tij tek skuadra e Elfsborgut në kampionatin elitar suedez.
Ai në një intervistë për gazetën skoceze pressandjournal, tha se beson se Thelin do të kalojë mjaft mirë tek skuadra e re.
Sipas futbollistit kosovar ish trajneri i tij, ka aftësi të forta taktike dhe menaxheriale për të bërë ndikim, brenda dhe jashtë fushës.
Madje sipas 29-vjeçarit, trajneri i besoi atij kur ai nuk ishte në 100% të elementit.
"Si lojtar, gjëja më e rëndësishme është të dish se ke besimin e trajnerit. E dija që e kisha këtë me Jimmy-n dhe po ashtu edhe lojtarët e tjerë. Ai më dha këtë besim në çdo ndeshje dhe unë punova për ta kthyer atë. Ju bëni punën tuaj dhe ai do ta vlerësojë situatën tuaj dhe ai ju jep mundësinë", tha ai.
Trajneri suedez u zyrtarizua tek klubi nga Skocia më 14 prill, por ai qëndroi në krye të shtabit teknik të klubit suedez deri në fund të sezonit.