Feronikeli '74 fitoi me rezultat 1:0 ndaj Kikës në mesjavë në duelin e vlefshëm për xhiron e tretë në Raiffaisen Ligën e Parë.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Ibrahim Cervadiku, por vëmendjen e mori totalisht kapiteni, Arbër Prekazi.
Ai kishte vendosur që në shiritin e tij si kapiten të mbajë fotografinë e komandantit legjendar, Adem Jasharit.
Klankosova.tv madje mëson se në tre versionet e shiritave të kapitenëve tek klubi nga Drenasi janë vendosur figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në dy prej tyre shihet vetëm imazhi i Adem Jasharit, kurse në një tjetër version bashkë me të shihet edhe figura e Fehmi Lladrovcit.
Për ekipin kjo ishte fitorja e dytë radhazi, pas humbjes shokuese në ndeshjen e parë nga Vëllaznimi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.