Anësori shqiptar, Arbër Hoxha do të startojë me “Kuqezinjtë” në ndeshjen ndaj Andorrës.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku.
“Ekskluzive: Arbër Hoxha luan nga fillimi kundër Andorrës Strakosha, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Laci, Shehu, Asllani, Hoxha, Manaj, Broja”, shkroi Sadiku.
Ndryshe, sot u bë e ditur se Arbër Hoxha ka zgjatur kontratën me Dinamon e Zagrebit deri në verën e vitit 2029, si shpërblim për formën e shkëlqyer në fillim të sezonit.
27-vjeçari do të përfitojë rreth 500 mijë euro në vit, ndërsa rinovimi pritet të zyrtarizohet së shpejti nga klubi. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.