Arben Fetahu është zgjedhur Kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Me 22 vota pro e 18 kundër, delegatët votuan për Fetahun, i cili e mposhti kundërkandidatin Artan Rugovën.
Zgjedhja e Fetahut nuk kaloi pa tension, njofton Klan Kosova.
Mandati i Arben Fetahut do të zgjasë dy vjet e gjysmë, deri në tetor të vitit 2020.
Deri te këto zgjedhje të jashtëzakonshme erdhi pasi ish kryetari Erolld Belegu dha dorëheqje, pasi mori një post si këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Kronikë nga Andi Shabani.
https://www.youtube.com/watch?v=wDZ_9-t6aqo&feature=youtu.be
.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.