Pak më herët ka përfunduar procesi zgjedhor për kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Nga votat e delegatëve, fitues ka dalë, Arben Fetahu, ish basketbollisti dhe anëtar i bordit të FBK-së, për disa vjet, njofton Klan Kosova.
Kandidat për të marrë pozitën e kryetarit në këtë federatë ka qenë edhe Artan Rugova.
Federata e Basketbollit ka shkuar në zgjedhje pasi nga detyra e kryetarit ka dhënë dorëheqje javë më parë, Erolld Belegu, që tash ka ka pozitën e këshilltarit të kryeministrit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.