Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka dhënë një përditësim për gjendjen e portierit belg Thibaut Courtois.
Kjo vjen pasi Courtois shkaktoi shqetësim në kryeqytetin spanjoll. Courtois ishte titullar në Etihad Stadium, duke zhvilluar një pjesë të parë tepër të mirë. Megjithatë, në rrugën drejt fitores 1–2 të skuadrës së tij, ish-portieri i Chelseat u zëvendësua në pushimin e ndeshjes, duke i lënë vendin ukrainasit Andriy Lunin.
Kjo ngriti menjëherë frikë për një dëmtim të mundshëm që mund ta mbajë jashtë fushave për një periudhë, raporton Klankosova.tv.
Duke folur për mediat pas ndeshjes në Manchester, trajneri Arbeloa u pyet për gjendjen e portierit të tij kryesor. Dhe para derbit të Madridit këtë fundjavë kundër Atletico Madrid, ai siguroi: “Courtois kishte disa shqetësime të vogla dhe e zëvendësuam si masë paraprake. Mendoj se do të jetë i gatshëm për të dielën kundër Atletico Madridit.”
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.