Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme minimale 1-0 ndaj Rayo Vallecanos, duke thelluar epërsinë në krye të tabelës.
Heroi i ndeshjes ishte mbrojtësi Ronald Araujo, i cili realizoi golin e vetëm që u dha tri pikë të arta katalunasve.
Kontribut të madh në këtë fitore pati edhe portieri Joan Garcia, që u dallua me dy pritje të shkëlqyera, duke ruajtur portën të paprekur.
Me këtë triumf, Barcelona tashmë krijon një epërsi prej shtate pikësh ndaj rivalit të përjetshëm Real Madrid në garën për titull ndonëse këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.