Lajmet e fundit

Stadiumi “King Salman” në kryeqytet, me kapacitet rreth 92 mijë vende, do të jetë arena e finales dhe e ndeshjes hapëse. Autoritetet saudite kanë nisur investime gjigante në infrastrukturë, përfshirë stadiume të reja dhe transport publik, ndërsa kanë konfirmuar se gjatë turneut nuk do të shitet alkool, në përputhje me rregullat lokale, transmeton Klankosova.tv.
Kupa e Botës 2034 shihet si një hap i madh në vizionin “Saudi Vision 2030”, me synim të prezantohet Arabia Saudite si një qendër globale sportive dhe turistike.