Klubi suharekas, Ballkani, ka njoftuar se është anuluar ndeshja miqësore ndaj Partizanit të Shqipërisë.
Sipas njoftimit të klubit, ndeshja miqësore e paraparë të zhvillohet sot në Ohër është anuluar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
“Ekipi ynë do të vazhdojë përgatitjet sipas planit, ndërsa për miqësoret e radhës do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Klankosova.tv.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.