Antonio Conte ka shkaktuar debat pas fitores së Napolit ndaj Pisas pasi komentoi në lidhje me merkaton e klubit të tij.
“Është merkatoja e rëndësishme? Ne kemi ndërmarrë veprime në merkato për të kompletuar një skuadër që praktikisht nuk ekzistonte. Nëse është apo jo e rëndësishme, kjo duhet analizuar. Kur blihen nëntë lojtarë për një shumë prej 150 milionë eurosh, mesatarja për lojtar shkon në 15-20 milionë. Lojtarët me vlerë reale janë të tjerë, ata që kushtojnë 50, 60 apo 70 milionë euro", ka thënë Conte.
Deklarata e Contes ka nxitur diskutime, pasi Hojlund ka kushtuar 50 milionë, Beukema mbi 30, Lucca me klauzolën e blerjes mund të arrijë 35 milionë, ndërsa Kevin De Bruyne, megjithëse erdhi pa pagesë, ka një vlerë shumë të lartë. Gjithashtu, Noa Lang është blerë për 25 milionë euro. Pa harruar emra si Milinkovic, Marianucci, Elmas dhe Gutierrez.
Pra, sipas Contes, një merkato me shumë blerje nuk do të thotë domosdoshmërisht se është e rëndësishme në aspektin cilësor, por faktet tregojnë që disa nga këto afrime kanë sjellë ndikim të vërtetë në skuadër.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.