Të enjten mbrëma, NBA kumtoi skuadrat që do të përballen në NBA All-Star të këtij viti.
Dhe derisa gjithmonë ka diskutime se kush merr më shumë vota nga fansat, asi i Neë Orleans Pelicans, Anthony Davis ka arsye të fortë për të qenë i shqetësuar, pasi mund të ketë humbur 23 milionë dollarë, transmeton Klan Kosova.
Në parasezon, Davis nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me peshë 145 milioën dollarë që hyn në fuqi pas këtij viti.
Shtesa e nënshkruar nën rregullën CBA e quajtur “Rose Rule", u garanton lojtarëve që nënshkruajnë vazhdim kontrate të fitojnë 30 për qind rritje të të hyrave, me tri kushte bazë:
Te jetë pjesë e ndonjërës nga tri skuadrat e para All-NBA të paktën dy herë
Të votohet si titullar në ndeshjen All-Star të paktën dy herë
Të ketë qenë Lojtari më i Vlefshëm i NBA të paktën një herë
Të enjten u kuptua që ai nuk do të jetë titullar në NBA All-Star, e që nuk ishte as afër të qenit pas doli i nënti.
Kështu Davis duhet që të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe një herë për të hyrë në fuqi rritja.
Megjithatë ai ishte pjesë e skuadrës së parë All-NBA, ndaj nëse ëshë pjesë e ndonjërës nga tri të parat sivjet ai mund t’i marrë ato para.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.