Pjesë e teatrit Kombëtar të Kosovës, janë bërë edhe katër aktorë të rinj. Gresa Pallaska, Edona Reshitaj, Ardi Islami dhe Shengul Ismaili, janë emrat që i kanë bashkuar trupës së teatrit kombëtar.
Vendimin për t’i përzgjedhur këta të katërt për të qenë pjesë e Ansamblit Rezident të TKK-së, e ka marrë Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, në një mbledhje që ka mbajtur të premten.
Ky vendim është marrë pasi është shqyrtuar Raporti i Komisionit vlerësues mbi ecurinë dhe rezultatet e konkursit për pranimin e 4 Aktorëve në Ansamblin Rezident të TKK-së, nga anëtarët e komisionit, Ilire Vinca, aktore, profesoreshë në UP, Trimor Dhomi, kompozitor, profesor universitar, Kushtrim Koliqi regjisor, Shkelzen Veseli, aktor, dhe Agon Myftari, regjisor, Udhëheqës Artistik i TKK-së.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.