Lajmet e fundit

Për 70 vite Ansambli dhe Kori i Armatës së SHBA-ve për Evropë ka qenë ambasadori muzikor i Amerikës në Evropë.
“80 ushtarët tanë interpretojnë 200 herë në vit anekënd Evropës, duke punuar kështu për forcimin e marrëdhënieve tona me aleatët dhe partnerët, duke mbështetur pjesëtarët e shërbimit tonë dhe familjet e tyre, dhe duke nderuar të rënët tanë. Fillimisht i aktivizuar në vitin 1940, ky njësit arriti në Evropë në vitin 1949 dhe tashmë është i vendosur në Sembach, Gjermani. Me shtimin e Korit në vitin 1967, Ansambli dhe Kori i Armatës së SHBA-ve për Evropë vazhdon të përfaqësojë Armatën e SHBA-ve dhe Kombin tonë në gjithë kontinentin e Evropës”, njofton Ambasada Amerikane në Kosovë, përcjellë Klan Kosova.
Ansambli amerikan do të mbajë koncert edhe nesër në Kino Lumbardhi në Prizren nga ora 20:30.
Ndërsa, të hënën përsëri në Prishtinë, njofton Ambasada Amerikane në Kosovë përcjellë Klan Kosova.
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/videos/2247698895484044/