Për nder të "Ditës Botërore të Teatrit" në teatrin "Dodona" sonte do të shfaqet premiera "Anonimi i Venedikut" me regji të Drita Begollit, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur vertë regjisorja Begolli në një konferencë për media bashkë me regjisorin Mentor Zyberaj.
27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.
Shënimi i kësaj dite bëhet nga rreth njëqind qendra të INT-së.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.