Lajmet e fundit

Feronikeli 74 ka thirrur të premten një konferencë të jashtëzakonshme.
Aty dolën presidenti i këtij klubi dhe kapiteni Lapidar Lladrovci, të cilët dhanë sihariq për tifozët e skuadrës.
Krasniqi bërë të ditur se janë tërhequr nga vendimi i djeshëm për t’u larguar nga garat e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Ndoshta duhet me u tërheq prej vendimit për hir të tifozëve dhe donatorëve dhe sportdashësve, mos me prish ligën, ne presim që duhet me reflektu dhe mos me ndodhë çka ka ndodhë deri më tani”, u shpreh Krasniqi.
Ky i fundit tregoi se ndryshe do të ishte renditja në tabelë po të ishte gjykimi i drejtë nga gjyqtarët.
“Jena dëmtuar prej 11 ndeshjeve në gjashtë ndeshje, nuk po them që i kishim marrë 18 pikë, por tetë i kishim marrë”, shtoi ai.
Kurse pikërisht për shkak, Krasniqi tregoi se kanë bërë kallzim penal ndaj gjashtë gjyqtarëve.
Ndërsa kapiteni i klubit nga Drenasi tregoi që pse u bë mirë që Nikli do t’i vazhdoi garat në Superligë.
“Një ndër arsyet që fëmijët mos me u dëmtu, me vazhdu garën, sepse më të dëmtuarit do të ishin ata, kësisoj kemi marrë një vendim, shpresoj se federata do të reflektojë”, u shpreh Lapidar Lladrovci.
Ndryshe, Feronikeli 74 dje doli me një komunikatë të lëshuar për media, duke thënë se do të tërhiqet nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ata dhanë arsyet që sipas tyre, është gjykimi jo i drejtë në disa prej ndeshjeve që kanë zhvilluar këtë edicion.
Feronikeli 74 aktualisht renditet në pozitën e fundit në tabelë me tre pikë të mbledhura.