Kitaristi i i Alice In Chains, Jerry Cantrell, ish-kitaristi i Soundgarden, Kim Thayil, si dhe ish-bateristi i Pearl Jam, Dave Kursen, do ta lansojnë kampin e tyre të rokut për muzikantët aspirues në Kaliforni.
Si një vazhdimësi e kampit “Rock ‘n’ Roll Fantasy”, ky kamp do të quhet “Tingulli i Seattle” dhe do të mbahet në Los Angeles vitin e ardhshëm.
Kampi planifikohet që të mbahet midis datave 17 dhe 20 shkurt, dhe synon që ta festojë trashëgiminë e grupeve granç të viteve të 90-ta.
Të pranishmit do t’i formojnë bendet e tyre me njërin prej mentorëve të kampit, bashkë me Cantrell-in, Thayil-in e Krusenin.
●●●