Ndeshja Andorrë - Shqipëri, do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova të enjten me fillim nga ora 20:45.
"Kuqezinjtë" do të 'zbarkojnë' sonte në "Estadi Nacional d'Andorra", për ta zhvilluar një nga ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Me fitore, djelmoshat e Sylvinhos do ta siguronin playoff-in.
Derisa, Klan Kosova do ta transmetojë po ashtu edhe ndeshjen e fundit të kualifikimeve me Anglinë, që zhvillohet në "Air Albania" më 16 nëntor me fillim nga ora 18:00.
Shqipëria, aktualisht renditet e dyta në Grupin K me 11 pikë, shtatë më pak se Anglia.
Para ndeshjes me Andorrën, më 11 tetor Shqipëria arriti fitore historike ndaj Serbisë 0:1, në “Duboçica” me golin e Rey Manajt. /Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.