Andi Pupovci ka mbyllur sot garimin në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Bakuriani 2025.
Komiteti Olimpik i Kosovës bën të ditur se skitari garoi sot në disiplinën e sllallomit.
"Në lëshimin e parë doli i 53-ti, ndërsa në lëshimin e dytë ishte i pafat, duke dalë nga shtegu".
"Garën nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, si dhe nënkryetari i Federata Skitare e Kosovës, Bujar Turjaka", thuhet në njoftim.
Nesër garon Klara Sefaj, në disiplinën e sllallomit. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.