Real Madrid arriti fitore 2-5 kundër Liverpool të martën në mbrëmje, në kuadër të 1/8 së finales në Champions League.
Dy prej këtyre golave i shënoi Vinicius Junior, për të cilin trajneri Carlo Ancelotti pati fjalë të mëdha.
"Vinicius është lojtari më vendimtar në botë. Nuk është askush si ai. Ka qenë i jashtëzakonshëm përsëri. Veteranët janë kyç për neve. Kroos, Benzema dhe Modriç e udhëheqin të gjithë ekipin", tha Ancelotti pas triumfit në Angli.
Ndeshjen e ardhshme këto dy ekipe e zhvillojnë më 15 mars në Spanjë.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.