Trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se presioni merr nga drejtimi i Real Madridit për të është si “karburant”.
Ancelotti poashtu tha se nuk është i shqetësuar për spekulimet për të ardhmen e tij, ndërsa shtoi se klubi është i vetëdijshëm që ky ka qenë një sezon shumë i komplikuar.
“Së bashku i menaxhojmë vështirësitë, muaji i mjaltit vazhdon, jam shumë i lumtur, shumë i lumtur, me shumë presion, por kështu është gjithmonë”.
“Suksesin e sheh shumë afër dhe është normale që stresi të rritet, por stresi është karburant për mua, nuk më shqetëson, më jep më shumë energji për të menduar për më shumë gjëra”, tha Ancelotti, transmeton Klankosova.tv
Humbja nga klubi i Arsenalit në Ligën e Kampionëve rriti edhe më shumë spekulimet që e lidhin italianin me detyrën e ekipit kombëtar të Brazilit, ndërsa Xabi Alonso i Bayer Leverkusen thuhet se është një kandidat për ta zëvendësuar atë në Bernabeu. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.