Para ndeshjes ndaj Cityt, në konferencën për media trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për Pep Guardiolan, shkruan Klankosova.tv
Ai tha se ndeshjet ndaj Pep janë një makth i vërtetë, ndërsa shtoi se spanjolli është një nga trajnerët më të mirë.
"Guardiola më duket se gjithmonë përpiqet të sjellë diçka të re në ekipet e tij. Ai ka kontribuar shumë në lojë, ka qenë dhe vazhdon të jetë një novator në futboll. Unë kam shumë respekt për të, është një makth të mendosh për ndeshjet kundër tij, ai është një nga më të mirët, nëse jo më i miri”, tha Ancelotti, transmeton Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.