Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se gjatë kohës sa ishte duke humbur me dy gola, iu kujtua takimi me Manchester Cityn, në vitin e kaluar.
Ancelotti tha se ndeshja e parë shkoi mirë dhe duhet të mendojnë menjëherë për të dytën, njofton Klankosova.tv.
"Nuk është e lehtë, sidomos duke parë se si filloi ndeshja. Ne nuk e humbëm besimin dhe pak nga pak morëm kontrollin e topit, duke qenë gjithmonë efektiv në front. Vinicius bëri një lojë të jashtëzakonshme. Ndeshja e parë shkoi mirë dhe duhet të mendojmë për ndeshjen e dytë duhet të luftojmë dhe të vuajmë”, ka thënë Ancelotti.
Ancelotti kur e mendoi Man Cityn, shpresonte se do të ndodhte e njëjta histori.
“Kam menduar për Manchester Cityn dhe shpresoja se e njëjta gjë do të ndodhë dhe e njëjta gjë ka ndodhur dhe më mirë. Ne kemi filluar të shënojmë, të krijojmë rrezik, kemi përmirësuar aspektin mbrojtës. Na kanë krijuar dëm në të majtë sepse Henderson ka hyrë shumë prej andej, pastaj e kemi kontrolluar më mirë, duke vendosur Valverden në të majtë që kishte më shumë energji”, shtoi ai.
Ai potencoi se Rodrigo ishte ndër më të mirë, duke kontribuar edhe në sulm dhe në mbrojtje.
"Unë mendoj se Rodrygo ka bërë një punë fantastike përpara dhe mbrapa, kur ke një epërsi të tillë, ata duhet të ndihmojnë dhe kanë ndihmuar". /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.