Lajmet e fundit

Real Madridi triumfoi ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 2-0, në finale të Ligës së Kampionëve.
Kështu me këtë rast Carlo Ancelotti bëhet trajneri i vetëm që e fiton për herë të pestë Ligën e Kampionëve.
Ancelotti këtë triumf e ka arritur tre herë me Real Madridin dhe dy herë me Milanin.
Kjo ndeshje ishte e veçantë edhe për Toni Kroosin, e cila ishte e fundit për të në fanellën e bardhë.
Ndryshe, Reali e fitoi këtë trofe për herë të 15-të në histori të klubit.