E ardhmja e Carlo Ancelottit do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me Kombëtaren e Brazilit.
Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Samir Xaud, ka konfirmuar se palët janë një hap larg marrëveshjes për të zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2030, transmeton Klankosova.tv.
Sipas drejtuesve të futbollit brazilian, kontrata e re pritet të nënshkruhet përpara Botërorit, pasi të zgjidhen disa detaje të fundit juridike.
CBF ka shprehur besim të plotë te tekniku italian, duke e konsideruar atë njeriun e duhur për të udhëhequr "Seleçaon" në projektin afatgjatë.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.