Trajneri italian Carlo Ancelotti mbetet trajneri më i suksesshëm në Ligën e Kampionëve sa u përket finaleve.
Ai është trajneri me më së shumti depërtime në finale të Championsit, duke e arritur këtë plot 5 herë, përcjell klankosova.tv.
Por tani, me arritjen në finale, atij i është ofruar në renditje Pep Guardiola që ka 4 finale.
Megjithatë, pas tij janë edhe tre trajnerë të tjerë me të njëjtën shifër.
4 herë në finalen e Ligës së Kampionëve kanë qenë edhe Sir Alex Ferguson, Jurgen Klopp dhe Marcelo Lippi.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.