Lajmet e fundit

Real Madridi sonte nga ora 21:00 do ta pres në “Santiago Bernabeu” rivalin e përbetuar, Barcelonën.
“Mbretërit” vijnë pas fitores me rikthim spektakolar ndaj Dortmundit, të cilët në pjesën e parë ishin duke u mposhtur 0-2, ndërsa në fund e fituan ndeshjen me rezultat 5-2.
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, e ka bërë zyrtar formacionin kundër “Blaugranëve” gati dy orë para fillimit të takimit, shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano.
Ancelotti ka vendosur që në mesfushë mos ta inkuadrojë legjendën e klubit, kroatin Luka Modric.
Formacionin e plotë të Realit mund ta gjeni më poshtë:
Lunin, Vazquez, Militao, Rudiger, Mendy, Valverde, Tchouameni, Camavinga, Bellingham, Mbappe dhe Vinicius.
Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE në kanalet sportive të Artmotion.