U raportua që Carlo Ancelotti do të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi.
Mirëpo italiani i ka hedhur poshtë zërat duke thënë që synon të qëndrojë edhe për katër vjet të tjera.
“Unë absolutisht nuk kam vendosur që ta lë Real Madridin”, ka thënë Ancelotti.
“Shpresoj që të qëndroj edhe për katër vjet të tjera, njëjtë sikur presidenti Florentino Perez”.
“Kjo do të ishte e përsosur për të bërë një lamtumirë të madhe së bashku më 2029”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.