Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë për Pep Guardiolën që është ndoshta trajneri më i mirë dhe se është ankth të luash kundër tij.
Këto fjalë të italianit vijnë para duelit të sontëm midis Real Madridit dhe Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
“Është gjithmonë një ankth kur luan kundër ekipeve të Pep Guardiolës”, ka thënë Ancelotti.
“Pepi gjithmonë ka provuar taktika të reja dhe inovacione në futboll. E respektoj shumë. Ai është ndër më të mirët, nëse jo më i miri”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.