Një gjarpër gjigant me gjatësi prej dhjetë metrave është gjetur gjatë gërmimeve në një ndërtesë në veri të Brazilit.
Ky zvarranik peshonte diku rreth 400 kilogramë dhe është gjetur pas eksplodimeve në një gropë, nga disa ndërtues.
Fotografitë tregojnë se njëri nga punëtorët tregon trupin e Anakondas, i cili në diametër është një metër.
Punëtorët u kritikuan se mbytën gjarprin në vend se ta linin që të kthehet në gropën e tij natyrale.
Por që nuk dihet vërtet nëse ai u mbyt, ose jo, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=-fJUDQZnz8Y
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.