Skuadra turke e basketbollit, Anadolu Efes, është kampion i Evropës në basketboll, dhe kjo për herë të dytë radhazi.
Në finalen e Euroligës, turqit fituan me rezultatin e ngushtë 58-57 ndaj Real Madridit, shkruan KlanKosova.tv.
Spanjollët në fundin e ndeshjes kishin rastin e artë pasi kishin aksionin e fundit në ndeshje, por që nuk ia dolën të shënonin.
Më i dalluari tek triumfuesit e Efesit ishin Miciq me 23 pikë, e Pleiss me 19.
Ndërsa tek Reali u dalluan Tavares me 14 pikë e Llull me 9 të tjera.
Në duelin për pozitën e tretë në garën më të fortë të basketbollit në Evropë, Barcelona arriti fitore me dhjetë pikë dallim 84:74, ndaj Olimpiacosit të Greqisë.
Më së shumti trofe të kësaj gare ka Real Madridi me gjithsej 10, i pasuar nga Ceska Mosca që ka tetë të tilla.
●●●
BXSHKRIMI NGA
B X
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.