Lajmet e fundit

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka folur pas debutimit me barazim 1:1 ndaj Ipswichit këtë fundjavë në Premier Ligë.
“E di që është frustruese për fansat që po ndryshojmë kaq shumë në këtë moment ku ka shumë ndeshje”, ka thënë Amorimi për mediat.
“Do të vuajmë për një periudhë të gjatë dhe do të tentojmë t’i fitojmë ndeshjet”.
“Kjo lyp kohë. Këta djem i patën vetëm dy ditë afat për stërvitje”.