Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka thënë se dëshiron do qëndroj te “Djajtë e Kuq” për 20 vitet e ardhshme.
Amorim tha se ky është objektivi i tij dhe siç u shpreh “mund ta arrij”.
“Unë dua të qëndroj në Man United për 20 vitet e ardhshme. Po, 20 vite. Ky është objektivi im, synimi im. Unë mund ta arrijë”, tha Amorim, shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.
Ai foli edhe për përbërjen e klubit, duke thënë se tani kanë grup me lidership të ri, teksa përmendi disa lojtarë.
“Ne tani do të kemi një grup me lidership të ri - kjo do të jetë shumë e rëndësishme. Bruno, Lisandro, Harry Maguire, Diogo Dalot, Tom Heaton dhe Noussair Mazraoui”, tha ai.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.