Pas formës jashtëzakonisht të mirë në Art Motion Superligën e Kosovës, basketbollisti Amin Hot është ftuar për herë të parë nga përzgjedhësi Christos Marmarinos për ndeshjen ndaj Danimarkës.
Hot, në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së, është shprehur se është shumë i lumtur që është pjesë e Kosovës:
“Jam shumë mirënjohës që jam pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Jemi duke vazhduar me stërvitje dhe do të mundohem ta ndihmoj maksimalisht Përfaqësuesen”, ka thënë Hot.
Ndryshe, Hot ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar gjatë sezonit të kaluar te Trepça, transmeton Klankosova.tv.
Kosova, më 30 qershor, si mysafire, do të përballet me Danimarkën në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.