Lajmet e fundit

Ambasadori i Teheranit në Damask ka thënë se përgjigjja iraniane ndaj sulmit të konsullatës do të jetë "e ashpër".
Ai më tej pretendoi se ishin vrarë pesë deri në shtatë persona.
Televizioni shtetëror iranian në gjuhën arabe Al-Alam dhe stacioni televiziv Al-Mayadeen, thanë se sulmi vrau këshilltarin ushtarak iranian, gjeneralin Ali Reza Zahdi.
Gjenerali Zahdi më parë udhëhoqi forcat elitare Quds në Liban dhe Siri deri në vitin 2016.
Ministri i Jashtëm sirian, Faisal Mekdad, tha për mediat pas takimit me ambasadorin iranian, Hossein Akbari, se "disa" njerëz u vranë, pa ofruar informacione të mëtejshme.
Televizioni shtetëror iranian tha se rezidenca e ambasadorit iranian ishte në ndërtesën konsullore, e cila qëndronte pranë ambasadës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.