Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Holandës ka organizuar koncertin e titulluar “Pa kornizë”, ku kanë performuar pianisti i njohur Arben Ramadani që jeton në Holandë dhe kitaristi i njohur Armend Xhaferi nga Kosova.
Ata kanë intepretuar nga repertoari i tyre me muzikë të këngëve të vjetra shqipe të kombinuar me xhaz.
Me këtë rast, ambasadori Dren Doli ka përshëndetur të pranishmit dhe ka folur për punën dhe veprat e artistëve që performuan.
Në këtë koncert kanë marrë pjesë ambasadorë të akredituar në Hagë, diplomatë të shumtë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe pjesëtarë të diasporës sonë.
●●●
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.