Filmi i metrazhit të gjatë, i regjisores Blerta Basholli, do të ketë premierën botërore në Semaine de la Critique në Kanë.
Ky bashkëprodhim i Kosovës, Zvicrës dhe Francës mbështetet nga institucione të rëndësishme si Qendra Kinematografike e Kosovës dhe CNC në Francë.
Historia e filmit, që tregon kërkimin e një vajze të re për identitetin e saj në Kosovën e viteve 1990, është frymëzuar nga përvojat personale të regjisores.
"Ky film i metrazhit të gjatë, me regji nga Blerta Basholli dhe bashkëskenar me Nicole Borgeat, një bashkëprodhim i Kosovës , Zvicrës dhe Francës , do të ketë premierën botërore në Semaine", ka njoftuar Ambasada e Francës në Kosovë. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.